PODCAST JUVENIS
  • Home
  • Apliko
  • Mbi projektin
    • Podcast info
    • Jehona e projektit
  • SEMINARE
    • Seminar Podcasting >
      • Galeri, Dita 1
      • Galeri, Dita 2
      • Galeri, Dita 3
      • Dita 4- Preka
      • Dita 5 - Preka
    • Seminar Teknik >
      • Video tutoriale
  • Podcasts
    • Random Talk
    • Music, Love, Books and the Moon...
    • Check-In
    • Read a Book
    • Let pages take you places
    • Në këpucët e Nastradinit
    • UEFA vs Skënderbeu
    • AS - Aktualiteti Sportiv
    • Bla, bla, bla...
    • Sleep Over
    • Me zemer
    • Unicus
    • Wallflowers
    • Life Talk
    • Luajmë në fushën time
    • Të ndryshme
  • Kontakt

uefa vs skënderbeu
paradokse dhe të pathëna

ky podcast

Në thelb të këtij podcasti qëndron diskutimi mbi dënimin e KF Skënderbeut nga UEFA dhe gjyqin e famshëm zhvilluar mbi këtë dënim. Ai është konceptuar në formatin e një interviste me hulumtuesin e pasionuar të kësaj çështjeje, Brendon Salih, i cili i sheh dhe i analizon ngjarjet hollësisht dhe në mënyrë kronologjike: dyshimet e para nga organizatat Federbet, SportRadar; fillimi i hetimeve nga UEFA; pezullimi 1-vjeçar dhe gjyqi i përshpejtuar në CAS; dënimi 10-vjeçar; përplasjet politiko-sportive në vazhdim; rrjedhja e informacionit dhe raportit të pretencës nga inspektorët e UEFA-s në media; kërcënimet dhe deklarata e Ceferin; protestat në Korçë; vendimet e Komisionit të Disiplinës & Etikës dhe Komisionit të Apelit në UEFA, rrëzimi i garanci-padisë dhe lënia në fuqi e dënimit nga CAS; apelimi në Gjykatën Federale të Lozanës; prapaskenat e një dënimi të paprecedent historik; rikthimi i dënimit kolektiv dhe parimet ndërkombëtare të së drejtës; deklarata e UEFA-s për suksesin e arritur nga BFDS në luftimin e trukimeve të ndeshjeve etj.

Episodet në YouTube


Picture

​Episodi i parë

Episodi hyrës. Historiku i sukseseve të klubit gjatë dekadës së fundit...
Rikthimi tek trofetë, ecuria evropiane, dyshimet nga organizatat Federbet, SportRadar deri në fillimin e hetimeve nga UEFA.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i Dytë

Në këtë episod i ftuari ynë Brendon Salih sqaron çështje që kanë të bëjnë me gjyqin e Apelit 2016 të UEFA-s ndaj Skënderbeut.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i Tretë

Barra e provës. Çfarë nënkupton dhe kujt i takon në këtë proces gjyqësor. Raportet e BFDS. Çfarë është sistemi BFDS, si dhe pse u krijua. Si funksionon
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i katërt

Elementët e tjerë që solli UEFA si fakte në gjyqin e Apelit. Vlerësimi i provave dhe vendimi i gjyqit të Apelit të vitit 2016.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i Pestë

Gjyqi në CAS midis UEFA-s dhe KF Skënderbeut mbi pezullimin 1-vjeçar të klubit në vitin 2016.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i gjashtë

Zhvillimi i gjyqit në CAS më 2016, natyra e procedurës administrative/disiplinore, kompetencat e Apelit të UEFA-s, raportet e BFDS etj. dhe vendimi përfundimtar i CAS.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i SHTATË

Konteksti pas vendimit të CAS  më 2016. Vendimi i Komisionit të Etikës së FSHF-së. Heqja e titullit të sezonit 2015-2016.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i tetë

Gjyqi në CAS midis Skënderbeut dhe FSHF në lidhje me dënimin e dhënë nga Komisioni i Etikës në vitin 2017 për heqjen e titullit kampion. Pjesa e parë.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i Nëntë

Gjyqi në CAS midis Skënderbeut dhe FSHF në lidhje me dënimin e dhënë nga Komisioni i Etikës në vitin 2017 për heqjen e titullit kampion. Pjesa e dytë.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i dhjetë

Raporti i dy inspektorëve të UEFA-s mbi dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut, një përmbledhje e ngjarjeve dhe kontekstit para publikimit të këtij raporti; hyrja e raportit, nenet e rregullores; sistemi BFDS; analiza e disa shembujve të suksesit të pretenduar nga UEFA dhe qasja e CAS-it ndaj këtij sistemi në procese të mëparshme.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i NJËMBËdhjetë

Vazhdimi i analizës së raportit të UEFA-s. Analiza paraprake e dy inspektorëve mbi ndeshjet e dyshuara të Skënderbeut, vlerësimet shtesë ndaj raporteve të BFDS, "eksperimenti" me kompaninë britanike Starlizard, arsyetimi i BFDS dhe UEFA-s mbi uljen e numrit të ndeshjeve të dyshuara pas vitit 2016.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i DYMBËdhjetë

Raporti i panelit të trajnerëve të përzgjedhur nga UEFA për analizën e performancës së lojtarëve të Skënderbeut, interpretime të inspektorëve etj.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i TREMBËdhjetë

Një përmbledhje e shkurtër e inspektorëve mbi ndryshimet në klub pas vitit 2009; individët e dyshuar sipas tyre, lidhjet midis presidentit dhe ish-presidentit, marrëdhëniet e presidentit me trajnerin dhe lojtarët.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i KATËRMBËdhjetë

Dyshimet e inspektorëve mbi marrëdhëniet e klubit me kompanitë e basteve dhe individët e dyshuar, bazuar në rrjete sociale, rasti i z.Vrenozi etj., opinioni dhe perceptimi kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj klubit, sipas tifozëve, lojtarëve kundërshtarë, medieve dhe kompanive të basteve.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i PESËMBËdhjetë

Arsyetimi juridik i inspektorëve të UEFA-s; nenet e rregulloreve të UEFA-s ku do të bazohen masat disiplinore, principi i përgjegjësisë direkte / indirekte, shembujt e tjerë që citojnë inspektorët në mbështetje të akuzave të tyre ndaj klubit.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i gjashtëMBËdhjetë

Konkluzionet e raportit sipas  inspektorëve te UEFA-s, përmbledhje e elementeve dhe hetimit, arsyetimi i masave disiplinore që do t'i jepeshin klubit, përdorimi i precedentit Pobeda etj.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i SHTAtëMBËdhjetë

Hyrja e vendimit të gjyqit në UEFA 2018, përmbledhje e kontekstit, komunikimeve ndërmjet klubit dhe UEFA-s. Cilat ishin procedurat e ndjekura deri në seancën e 21 marsit, pozicionet e palëve etj.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i TetëMBËdhjetë

Kërkesat paraprake të klubit ndaj UEFA-s, si i vlerësoi trupi gjykues para fillimit të seancës. Hyrje në brendësi të çështjes; si e konsideron trupi gjykues procedurën e zbatuar ndaj Skënderbeut dhe a ka shkelje të principit ne bis in idem.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i NëntëMBËdhjetë

Sistemi BFDS dhe raportet e derivuara prej tij, përplasja e klubit dhe UEFA-s në seancë mbi vlerën dhe besueshmërinë e tij dhe studimit të kryer mbi të. Si i vlerëson trupi gjykues eksperimentin Starlizard etj.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i njëzetë

Si e vlerëson trupi gjykues hetimin e inspektorëve mbi klubin, presidentin etj. Konkluzionet, arsyetimi i masës disiplinore dhe vendimi final i Komisionit të Disiplinës dhe Etikes të UEFA-s.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i njëzetenjëtë

Konteksti i ngjarjeve pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Apeli në Gjykatën Federale dhe tagri që ka kjo gjykatë për të marrë në shqyrtim çështjen.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i njëzetedytë

Shqyrtimi i apelit të Skënderbeut nga Gjykata Federale, çështjet kryesore. Si i konsideron trupi gjykues disa nga pretendimet e klubit për shkeljet procedurale etj.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i njëzetetretë

Çështjet e tjera që u shqyrtuan nga Gjykata Federale. Vendimi përfundimtar i saj.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i njëzetekatërt

Vështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve të UEFA-s, CAS-it dhe Gjykatës Federale ndaj Skënderbeut.
DËGJO EPISODIN
Picture

​Episodi i njëzetepestë

Episodi final.
Vështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve te UEFA-s, CAS-it, dhe Gjykatës Federale. Konkluzionet e podcastit.

DËGJO EPISODIN

Picture

Brendon salih

Jam 26 vjeç, lindur dhe rritur në Korçë. Studimet e larta i kam kryer në Universitetin e Strasburgut, Fakulteti i Shkencave Historike. Jam njohës i katër gjuhëve të huaja, studiues historie, hulumtues, pedagog. Pasionet e mia janë sporti, udhëtimet, letërsia. Futbollin dhe Skënderbeun e ndjek qysh prej vegjëlisë dhe meqë, si çdo korçar edhe unë u preka nga dënimi që i dha UEFA, vendosa që materialet që mblodha falë pasionit dhe hulumtimeve të mia,  t'i bëj publike nëpërmjet këtij formati për të mos mbetur në harresë.

Dëgjoni këtë podcast në aplikacionin tuaj të preferuar

Picture
LISTEN ON Apple Podcasts / LISTEN ON Google Podcasts / LISTEN ON Overcast / LISTEN ON Spotify / LISTEN ON Pocket Casts / LISTEN ON Breaker / LISTEN ON Castro / LISTEN ON Amazon Music / LISTEN ON Castbox / LISTEN ON Podcast Addict / LISTEN ON Player FM / LISTEN ON Deezer / SUBSCRIBE RSS Feed

Powered by Create your own unique website with customizable templates.
  • Home
  • Apliko
  • Mbi projektin
    • Podcast info
    • Jehona e projektit
  • SEMINARE
    • Seminar Podcasting >
      • Galeri, Dita 1
      • Galeri, Dita 2
      • Galeri, Dita 3
      • Dita 4- Preka
      • Dita 5 - Preka
    • Seminar Teknik >
      • Video tutoriale
  • Podcasts
    • Random Talk
    • Music, Love, Books and the Moon...
    • Check-In
    • Read a Book
    • Let pages take you places
    • Në këpucët e Nastradinit
    • UEFA vs Skënderbeu
    • AS - Aktualiteti Sportiv
    • Bla, bla, bla...
    • Sleep Over
    • Me zemer
    • Unicus
    • Wallflowers
    • Life Talk
    • Luajmë në fushën time
    • Të ndryshme
  • Kontakt