PODCAST JUVENIS
  • Home
  • Apliko
  • Mbi projektin
    • Podcast info
    • Jehona e projektit
  • SEMINARE
    • Seminar Podcasting >
      • Galeri, Dita 1
      • Galeri, Dita 2
      • Galeri, Dita 3
      • Dita 4- Preka
      • Dita 5 - Preka
    • Seminar Teknik >
      • Video tutoriale
  • Podcasts
    • Random Talk
    • Music, Love, Books and the Moon...
    • Check-In
    • Read a Book
    • Let pages take you places
    • UEFA vs Skënderbeu
    • AS - Aktualiteti Sportiv
    • Bla, bla, bla...
    • Sleep Over
    • Me zemer
    • Unicus
    • Wallflowers
    • Life Talk
    • Luajmë në fushën time
    • Të ndryshme
  • Kontakt

Podcast
juvenis

podcast info

çfarë është një podcast

Podcasti është një seri episodesh në formatin digjital audio, të cilat një përdorues mund t'i shkarkojë në një pajisje personale që t'i dëgjojë më lehtë. Zakonisht ka një ose dy folës që diskutojnë rreth një teme të veçantë ose rreth ngjarjeve aktuale. Përmbajtja e një podcasti mund të realizohet në formën e një skenari të përgatitur me shumë kujdes ose të improvizohet në çast prej folësit ose folësve.
Që një podcast të jetë i suksesshëm, duhet të kombinojë cilësinë e mirë të zërit me një tematikë interesante.
Podcastet janë të ngjashme në formë me emisionet radiofonike, por ndryshojnë prej tyre, sepse janë materiale audio që mund të luhen në çdo kohë dhe vend, sipas dëshirës së dëgjuesit.
Shumë podcaste ofrojnë një faqe web të personalizuar me linke dhe shënime për episodet, biografi të të ftuarve, transkriptime, burime shtesë, komente, madje edhe një forum të ndjekësve kushtur diskutimit të përmbajtjes së shfaqjes.
Ka shumë arsye që i motivojnë njerëzit të krijojnë një podcast. Podcasteri, i cili është shpesh edhe folësi, edhe tekniku, edhe producenti, mund të dojë të shprehë përmes tij një pasion personal, të njihet nga ana profesionale prej të tjerëve, të hyjë në një rrejt ndikuesish shoqërorë apo të krijojë një komunitet ndjekësish me ide dhe mendime të përbashkëta.
Burimi: Wikipedia

formatet e podcastit

Pesë janë formatet më tipike dhe më të përdorurat për një podcast.
Picture

rrëfyes - narrativ

Ky format është përgjithësisht i një stili argëtues. Tregon në mënyrë interesante histori të njerëzve, bizneseve etj. Shoqërohet në sfond me muzikë, përmban intervista...
Picture

solo podcast

Argëtues dhe informativ. Tregon histori ose flet, përsiat për një temë të caktuar. Dëgjuesit krijojnë një lidhje më intime me podcasterin, sepse gjatë gjithë kohës dëgjojnë vetëm atë.
Picture

co-hosted podcast

Janë dy ose më shumë prezantues që diskutojnë mbi një temë, intervistojnë të ftuar etj. Si format është më dinamik dhe më interesant, sepse përfshin shumë këndvështrime.
Picture

1:1 INTERVISTË

Format intervistash me të ftuar të ndryshëm për çdo episod. I përafrohet një formati të njohur Talk-Show me dialog dhe pyetje-përgjigje midis prezantuesit dhe të ftuarit.
Picture

PANEL PODCAST

Disa të ftuar në çdo episod që diskutojnë mbi një temë. Si format ka audiencë më të madhe, sepse sjell shumë këndvështrime, madje mund të organizohet edhe në formën e live event, ku të marrin pjesë edhe dëgjuesit.

 

Powered by Create your own unique website with customizable templates.
  • Home
  • Apliko
  • Mbi projektin
    • Podcast info
    • Jehona e projektit
  • SEMINARE
    • Seminar Podcasting >
      • Galeri, Dita 1
      • Galeri, Dita 2
      • Galeri, Dita 3
      • Dita 4- Preka
      • Dita 5 - Preka
    • Seminar Teknik >
      • Video tutoriale
  • Podcasts
    • Random Talk
    • Music, Love, Books and the Moon...
    • Check-In
    • Read a Book
    • Let pages take you places
    • UEFA vs Skënderbeu
    • AS - Aktualiteti Sportiv
    • Bla, bla, bla...
    • Sleep Over
    • Me zemer
    • Unicus
    • Wallflowers
    • Life Talk
    • Luajmë në fushën time
    • Të ndryshme
  • Kontakt